Eko Higjiena

Remzije Osmani me plot momente jetësore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Remzie Osmanin,të njohur këngëtare e bëri zëri i saj i veçantë, por edhe shumë i pëlqyer i publikut, i cili e fton gjithandej nëpër mbrëmje muzikore,ahengje e dasma.

Paraqitja e saj e parë para publikut më 1977 me këngën “Lute lute nëna bijën”., e bëri që të kuptosh, se kjo e re nga Mushtishti, gurra e këngëtarëve më të mirë shqiptarë do bëhet këngëtare e shkëlqyer në botën e muzikës.

Ashtu edhe ndodhi. Sot, Remzija është njëra ndër këngëtaret tona më të kërkuara e muzikës sonë të mirëfilltë shqipe. Ajo ka një karrierë me të cilën sot mund të mburret. Është e dashur,e pëlqyer dhe shumë e kërkuar gjithandej, në trojet shqiptare, në dasma e ahengje,por edhe në diasporë nëpër mbrëmje muzikore tek mbushen sallat plot me bashkatdhetarë, të cilët këngëtaren tonë e vlerësojnë shumë lartë.

E pëlqejnë Remzijen,por edhe në duet me vëllaun e saj Nexhatin, me të cilin ka vite që bashkëpunojnë e realizojnë këngë e klipe të shumta e të pëlqyera për gjithë brezat.

FIDANISHTJA

Mbase kanë të drejtë ata që mendojnë e thonë: kudo që shfaqet e këndon Remzija e kallë atmosferën .

Ajo me zërin dhe energjinë e saj bën që edhe me nga tri orë t’mos ndalet as të ndahet nga këndimi. Dhe gjithmonë live.

Bagazhi i saj si këngëtare është shumë i pasur: me afro njëmijë paraqitje para publikut,pjesëmarrëse në shumë festivale,shpërblime të ndryshme, me afro 3o albume personale e shumë klipe.

Nuk janë këto pak, duke e marrë parasysh se ajo është edhe bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.