Fundamenti

Remzia me plotë dashuri

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Remzie Osmani sapo ka realizuar këngën më të re, të titulluar “Gjerdani i dashurisë”, bashkë me të vëllanë Nexhatin. Kënga trajton një tematikë dashurie, që vetëm Remzia dhe Nexhati dinë ta sjellin me origjinalitetin e tyre interpretues.

Sipas Remzies, kënga është përgatitur nga një ekip profesionist të produksionit “EMF Creative”. “Jam shumë e kënaqur me këtë projekt, të cilin e kemi realizuar me mjaftë përkushtim. Uroj që ky duet i joni të pëlqehet në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Uji Dea

Remzia tani është në përfundim të realizimit të albumit më të ri, i cili shumë shpejt do të jetë në duar të adhuruesve. “Albumi përmban tetë këngë, ku gjashtë prej tyre i kam duete me Nexhatin.

Të gjitha këngët e albumit janë të përzgjedhura dhe të përgatitura nga krijuesit e këngës siç janë: Alban Furtuna, Virusi, Ardian Kastrati, Ilir Berani, Fatmir Muja, Arsim Bunjaku etj”, shton ajo.(zeri)