Remzia bashkon trojet shqiptare

“Me u bashku trojet shqiptare” titullohet kënga që Remzie Osmani do të sjellë gjatë këtyre ditëve në tregun muzikor.
Këngëtarja e njohur, përmes kësaj kënge shpreh dëshirën për bashkimin kombëtarë. Në realitet kënga ka përfunduar dhe tani pritet edhe lansimi i videoklipit. “Gjithkush e dëshiron bashkimin kombëtarë kështu që unë nëpërmjet këngës kam dashur që të thërras për bashkim. Kënga është gati dhe tani pritet vetëm përfundimi i klipit. Kam përshtypjen se kënga por edhe klipi do të pëlqehen në publik për shkak se kemi bërë një punë të madhe në të”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Këngën e kanë realizuar Agron Jashari dhe Burim Krasniqi. Natyrisht se edhe Remzia do të jetë e angazhuar gjatë festës së këtij përvjetori të madh për popullin shqiptar.