ARKATANA

Remniku mbështet Nexhmedin Arifin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shtabi Zgjedhorë në kuadër të agjendës së ngjeshur për sot, organizoi edhe një takim të madh në fshatin Remnik. Në këtë tubim të madh, përveç kryetarit Arifi dhe stafit të tij, të pranishëm ishin edhe ministri i Infrastrukturës dhe Telekomunikacionit, Fehmi Mujota dhe deputeti dhe njeherit anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti.

Takimin e hapi Zëvendës Shefi i Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti, zoti Besim Halimi, i cili duke i falënderuar remnikasit për pjesëmarrjen e tyre masive në tubim, tha se janë të bindur se vizioni i kandidatit Arifi për një Viti Europiane do të ngadhënjej në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Këtë tubim e përshëndeti me një fjalë rasti edhe kandidati për këshilltarë komunal nga Remniku, zoti Kabil Hajdari.

Sipas tij Remniku me kryetarin Arifi ka përfituar shumë, si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në të gjitha aspektet tjera.“Remniku ka mbështetë vazhdimisht kryetarin Arifi dhe pa dyshim do ta mbështesë edhe në fitoren e madhe të 3 nëntorit”, tha Hajdari.

Uji Dea

Më pas të pranishmëve të shumtë iu drejtua edhe ministri Mujota i cili ndër të tjera tha se Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me komunën e Vitisë, respektivisht kryetarin Arifi, ka vendosur të mbështesë asfaltimin e rrugës së Remnikut dhe rrugicave nëpër këtë fshat.

Sipas tij puna në këtë drejtim do të filloi nesër. Ndërkaq në fund, nën ovacione të mëdha fjalën e morri kryetari Arifi, i cili duke i falënderuar qytetarët e Remnikut për pjesëmarrje dhe mbështetje të vazhdueshme, theksoi se gjatë gjithë mandatit të kaluar ka qenë në shërbim të nevojave dhe kërkesave të fshatit Remnik dhe se një qasje e tillë do të vazhdoi edhe në mandatin e ardhshëm.

Kanalizimi, rrjeti i ujësjellësit, ndërtimi i kalimeve nëpër fshat, projekte këto të përfunduara, nisja e asfaltimit të rrugës së Remnikut janë vetëm disa nga projektet e rëndësishme të komunës së Vitisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të këtij lokaliteti.

Kryetari Arifi u bëri thirrje remnikasve që me 3 nëntor të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për Vitinë Europiane thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.