FITORJA

Remniki i Vitisë bëhet me rrugë të re

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Është inauguruar sot në Remnik të Vitisë, projekti i rrugës së fshatit, investim ky i Ministrisë së infrastrukturës, Komunës së Vitisë dhe komunitetit. Në këtë solemnitet, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Institucioneve komunale dhe banorë e mysafirë të tjerë.

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota në këtë solemnitet ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me projekte të reja për lokalitetet e kësaj komune dhe në gjitha qendrat e Kosovës, raporton rajonipress.

“Unë kam qenë i përkushtuar që ky projekt i rrugës në fshatin tuaj Remnik, të shkoj mbarë e mirë dhe qysh në bisedën e parë me përfaqësuesit e fshatit, kamë shpreh gatishmërinë se do të bëjë çmos që në këtë fshat të investohet. Sot jam këtu në emër të Qeverisë së Kosovës të konfirmoj mbështetjen tonë për projektet e reja që do të pasojnë si për Remnikun, po ashtu edhe për fshatrat tjera. Andaj, ju premtoj mbështetjen tonë, si në këtë projekt që sot po e inaugurojmë”, u shpreh ministri Mujota.

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se projekti i rrugës në Remnik ka qenë domosdoshmëri dhe Institucionet komunale do të vazhdojnë të realizojnë projektet e tjera siç është përfundimi i tërësishëm i kanalizimit, rrethojën e shkollës, bashkimin e rrugës Remnik – Nasalë të komunës së Gjilanit dhe projekte të tjera.

UBT

Rruga e fshatit Remnik në gjatësi prej 7.8 kilometrash, për dhjetë vite ishte e dëmtuar tej mase gjë që ka qenë e domosdoshëm një investim i tillë, është shprehur kryetari i fshatit Remnik, Idriz Ibrahimi.

Ai ka njoftuar edhe për iniciativën e marrë nga vetë banorët në grumbullimin vullnetar të mjeteve, si dhe asfaltimin e të gjitha lagjeve të fshatit që janë bërë me vetkontribut të banorëve.

Në këtë solemnitet, shiritin e inaugurimit të projektit e prenë ministri Fehmi Mujota dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ndërsa bashkëpjesëmarrës në financimin e këtij projekti që ka kushtuar mbi gjysmë milion euro, e ka bërë Ministria e Infrastrukturës së bashku me komunën e Vitisë dhe banorët e fshatit Remnik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.