ARKATANA

Remitancat mbajnë gjallë Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

Sikur të mos ishin këto mjete të emigrantëve kosovarë, që në vit kapin shifrën e mbi 600 milionë eurove, sipas ekspertit të ekonomisë, Haki Shatri, përqindja e varfërisë në Kosovë do të ishte shumë më e madhe.

Dërgesat e diasporës, jetike për konsumin

Tremujori i parë, me rritje 21.7 për qind

HW

Sikur të mos ishin këto mjete të emigrantëve kosovarë, që në vit kapin shifrën e mbi 600 milionë eurove, sipas ekspertit të ekonomisë, Haki Shatri, përqindja e varfërisë në Kosovë do të ishte shumë më e madhe

Bazuar në të dhënat e pjesës së parë të këtij viti, që i ka bërë publike BQK-ja, mësohet se dërgesat e mërgimtarëve (remitancat) kanë qenë një financues i rëndë- sishëm i konsumit dhe investimeve në vend, më shumë se 150 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, dërgesat e mërgimtarëve paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore dhe po vazhdojnë që të kontribuojë në ngushtimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse.

Sipas BQK-së, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2015 vlera e remitancave të pranuara në Kosovë arriti në 159.3 milionë euro, që është një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas parashikimeve të Bankës, ky trend i remitancave do të vazhdojë edhe në pesë vitet e ardhshme. Po ashtu, edhe në Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2015 është parashikuar që niveli i këtyre dërgesave të jetë stabil dhe të përcjellë trendët e rritjes së deritanishme. Sipas statistikave, 43 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë anëtarë të familjes që jetojnë jashtë vendit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.