FIDANISHTJA

Remi kërkon koalicion PDK-LDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi vazhdon të mbrojë qëndrimin për një koalicion të madh në mes të PDK-së dhe LDK-së, i cili, sipas tij do të ishte i aftë të marrë vendime të rëndësishme me interes për Kosovën.

Ish komandanti i UÇK-së për Llap, nuk e sheh si zgjidhje koalicionin në mes të PDK-së dhe AAK-së, pasi sipas tij, për proceset e mëdha që priten për vendin duhet një koalicion më i fortë dhe më i qëndrueshëm që arrihet vetëm me LDK-në, e ku nuk përjashtohen partitë më të vogla.

“Jam i mendimit se Kosovës i duhet një koalicion PDK-LDK, pasi mendoj se do të ishte i vetmi koalicion që garanton shumicën dhe që është i aftë të marrë vendime të rëndësishme për vendin dhe në interes të vendit”, ka thënë Mustafa për portalin Korieri.info.

GRANDEMALL

Sipas tij, duhet ndryshimi i qasjes qeverisëse në Kosovë, dhe ai mendon se asnjë koalicion tjetër nuk e garanton këtë ndryshim.

“Ndryshimi i qasjes qeverisëse mund të bëhet vetëm me një koalicion PDK-LDK. Me të tjerët mund vetëm të vazhdojmë këtë qasje që e kemi që nga paslufta, e që konsideroj se është ndër hallkat më të dobëta të shtetit tonë të ri, i cili ka nevojë për një zhvillim më të madh ekonomik, për një arsim më cilësor, për sundimin dhe forcimin e rendit dhe ligjit dhe atë duke filluar nga Prishtina,e tutje”, thotë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.