ARKATANA

Remi këmbëngulë në koalicionin PDK-LDK: Bashkë mundemi!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, i cili ka fituar mandatin e deputetit nga radhët e PDK-së, nuk heq dorë nga qëndrimi i tij se vetëm koalicioni PDK-LDK mund të garantojë qeverisje të mirë dhe shtet ligjor.

Në një postim në facebook, Rrustem Mustafa, ka thënë se PDK dhe LDK bashkë i kanë numrat për të krijuar qeverinë dhe duhet të marrin mbi supet e tyre përgjegjësinë për të dërguar Kosovën në Evropë.

Lexojeni të plotë postimin e Rrustem Mustafës në Facebook:

“KOALICIONI per REND DHE LIGJ

Uji Dea

Aftesite e larta profesionale(akademike) dhe kultura e larte e punes jane disa nga modelet europiane te udheheqjes ne nje shtet demokratik, ku karshi tyre duhet te funksionoje LIGJI dhe RENDI…

PDK bashke me LDK kane numrat gjithesejt 67 -DEPUTET, per te ndertuar shtetin LIGJOR. Ata duhet menduar mire dhe te hapin perspektive qytetarve pasi kan pergjegjesin te vene vendin ne rruge per EUROPE, jo me hile, jo me intriga… Ndryshe mbesim pergjegjesit e kohes. Askush sdo te mbetet peng i se kaluares..

URIME ne mundemi te ia dalim.. BASHKE NE MUNDEMI..!!”, (sic), ka shkruar Mustafa në facebook. /Telegrafi/