ARKATANA

Rektorit të UP-së i rritet paga në afro 3 mije euro

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”, me rregulloren e re për të ardhurat e personelit akademik e cila është miratuar disa ditë më parë nga Këshilli Drejtues, i janë rritur të ardhurat mujore në 2730 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas këtij dokumenti, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, rektorit, te kompensimi paraprak prej 500 eurosh i janë shtuar edhe 300 euro duke i ngritur shtesat në 800 euro. Rektori përveç kësaj merr pagën bazë prej 1430 euro dhe honorarin si mësimdhënës prej 500 eurove.

ARKATANA

Një shumë pak a shumë e ngjashme u është përcaktuar edhe prorektorëve. Tash e tutje ata do të marrin 700 euro shtesë. Ndërkaq, kryesuesit të KD-së, zëvendës-kryesuesit dhe anëtarëve, me këtë rregullore u janë zvogëluar shtesat.