Mobi Casa

Rektori Zejnullahu dënohet me 7.000 euro gjobë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Universiteti i Prishtinës dhe rektori i këtij institucioni, Ramadan Zejnullahu, janë ndëshkuar me 16 mijë euro gjobë nga Inspektorati i Punës, për shkeljen e Ligjit të punës në një konkurs të Fakultetit të Mjekësisë.

Kjo gjobë është ndarë në dy pjesë – 9.000 euro duhet të paguhen nga institucioni, përkatësisht buxheti i Universitetit, kurse 7.000 euro të tjera duhet të paguhen nga vetë rektori i UP-së, pasi që ai është dënuar edhe si person fizik, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIDANISHTJA

Vendimi ishte marrë më 30 mars, ndërsa dita e fundit e pagesës së gjobave është 2 prilli. Të dy vendimet, kopjet e të cilave i posedon “Koha Ditore”, janë të ngjashme dhe ato i dallon vetëm emri i bartësit të dënimit, ku në Universiteti cilësohet si person juridik, kurse rektori Zejnullahu si person fizik.

Te vendimi për dënimin e rektorit shkruan se ai është përgjegjës për cenimin e Ligjit të punës, pasi që nuk e ka anuluar konkursin e datës 29.09.2014 për pranimin e asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Infermierisë dhe e Mamisë, ashtu siç i kishte rekomanduar Inspektorati në muajin shkurt, pas një inspektimi që kishte bërë në UP, rreth këtij konkursi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.