Hidromorava

Rektori vazhdon të na befasojë për të mirë: Guxon t’ua ndalë pagat politikanëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe krejt ministrat e tij, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Haki Demolli, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami do të mbetën pa paga për angazhim e tyre si profesorë në Universitetin e Prishtinës.

Kjo pasi Express mëson se rektori i UP’së, Ramadan Zejnullahu ka marrë vendim që këta profesorë të largohen nga lista e pagave si staf i rregullt i UP’së.

Vendimi i marrë sot, vlen për të gjithë profesorët e universitetit të cilët krahas ligjërimit në UP kryejnë edhe angazhime tjera politike dhe për rektorët e universiteteve tjera publike në vend.

United Hospital

Kështu tash e tutje këta profesorë konsiderohen vetëm si bashkëpunëtor të jashtëm-të angazhuar në UP dhe rrjedhimisht janë hequr nga lista e pagave të universitetit.

Ky vendim do të vlejë edhe për kreun e gjykatës kushtetuese, Enver Hasani.

Express ka provuar të marrë konfirmim dhe përgjigje nga rektorati në lidhje me këtë vendim, mirëpo ata nuk janë përgjigjur në pyetjet tona të cilët ua kemi dërguar ne email.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.