Fundamenti

Rektori Kosumi takon Krasniqin e Bashotën, bisedojnë për futjen në arsimin parauniversitar të edukimit medial

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi ka pritur në një takim drejtues të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës të prirur nga Milazim Krasniqi, Sali Bashota dhe te tjerë.

Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së futjes së lëndës për media në arsimin parauniversitar të Kosovës.

Rektori Bajram Kosumi e ka vlerësuar shumë të nevojshme futjen e lëndës “Edukimi Medial” në arsimin parauniversitar, duke thënë se nxënësit e shkollave të mesme do të përfitonin shumë duke u njohur me efektet pozitive dhe negative që i ka media.

Uji Dea

Ndërsa profesori i Gazetarisë në UP, Milazim Krasniqi ka thënë se arsyeja se pse lënda “Edukimi Medial” duhet të inkuadrohet në arsimin parauniversitar është se sot mësimi nuk është klasik dhe nxënësit mësojnë jo vetëm në shkollë, por edhe nga mediat, gazetat, radiot, televizioni, internetit etj., andaj ajo lëndë duhet sa më parë të përfshihet në arsimin parauniversitar.

Gjatë takimit është thënë se në shoqërinë e sotme një lëndë për mediat dhe përdorimin e tyre është e nevojshme dhe duhet të futet në planprograme që individi i vërshuar nga të gjitha anët me informacione, të jetë në gjendje të dallojë se cilat janë interesat e mediave dhe cilat janë interesat e publikut./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.