ARKATANA

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Kryetarin Komunës së Hanit të Elezit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” e ka vizituar kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, i cili është pritur nga rektori Bajram Kosumi.

Kryetari Suma e ka uruar rektorin Bajrami për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive në menaxhimin e Universitetit, duke thënë se puna e juaj rektor i UKZ-së është frymëzim për të tjerët se si duhet të udhëhiqet, por njëherësh është edhe pasqyrim i angazhimit tuaj të përgjithshëm.

Hidromorava

Me këtë rast kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, i ka dhuruar rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, mirënjohje për mbështetje dhe përkrahje në themelimin e Komunës së Hanit të Elezit, gjatë kohës sa ka qenë Kryeministër i Kosovës.

Nga ana e tij, rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetari e komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, për vizitën dhe ka thënë se është me shumë rëndësi që ne edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këto lloj të vizitave, ngase pa vizituar institucionet nuk mund ti njohim kushtet në të cilat punohet dhe studiohet, përmes të cilave mund të ecim përpara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.