HW

Rektori i UBT-së trash bashkëpunimin me universitetet evropiane – ligjëron në Universitetin e Sofjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve evropiane, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka udhëtuar sot për një vizitë pune në Sofje të Bullgarisë. Vizita po realizohet në Universitetin e Sofjes për Teknologji me mbështetjen e Programit Erasmus+.

Sipas rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, ky bashkëpunim përmban ne vete ligjërata, punëtori dhe përgatitje për projektet e përbashkët të radhës në fushën e edukimit dhe të hulumtimit.
“Në këtë takim pritet të diskutohet për projektet që do të realizohen së bashku vitin e ardhshëm, nga të cilat pa dyshim do të përfitojnë drejtpërdrejtë studentët tanë, stafi, arsimi i lartë në Kosovë”, theksoi rektori Hajrizi, teksa shtoi se do të mbajë një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Sofjes për Teknologji.

UBT

“Tematika e ligjëratës është dizajnimi dhe Menaxhimi i Sistemeve Komplekse. Një pjesë e ligjëratave do t’i kushtohet edhe shkëmbimit të praktikave të mira në dizajnimin e programeve studimore inovative, të zhvilluara në vitet e fundit në UBT”, tregoi rektori Hajrizi.

Pos kësaj, rektori do të zhvillojë edhe takime të tjera të rëndësishme me përfaqësuesit e këtij universiteti. Përpos projekteve Erasmus, UBT dhe Universiteti i Sofjes për Teknologji janë partner edhe në rrjetin CEEPUS./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.