UBT

Rektori i UBT-së në konferencën e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji në Tiranë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në konferencën e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji, e cila i zhvilloi punimet më 5 dhe 6 qershor në Tiranë.Konferenca e gjashtë Ndërkombëtare, e titulluar “Information Systems and Technology Innovations: inducting Modern Business Solutions”, u organizua nga Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar (SMIZ) i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me UBT-në dhe me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Kjo konferencë është një nga më të rëndësishmet që zhvillohet për kërkuesit, akademikët, përfaqësuesit e biznesit dhe studentët e degëve të ndryshme të fushës së Teknologjisë së Informacionit.

Në konferencë ishin të ftuar personalitete të larta, përfshirë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, z. Niko Peleshi, Ministrin e Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harrito, Nënkryetarin e Akademisë së Shkencave, z. Gudar Beqiraj, Rektorin e Universitetit të Tiranës, z. Dhori Kule, si dhe personalitete të huaja të shkencës nga universitete të Evropës dhe SHBA.

Mobi Casa

Konferencën e hapi Prof. Dr. Kozeta Sevrani, drejtoreshë e Departamentit të Statistikave dhe Informatikës së Zbatuam që përshëndeti të gjithë të ftuarit. Më pas fjalën e morën Ministrja e Inovacionit Milena Harito, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Marlinda Karçanaj dhe Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencës, Gudar Beqiraj.

Konferenca i zhvilloi në disa panele: “Siguria e informacionit”, “Inxhinieria dhe rrjetet”, “Informatika Cloud dhe Teknologjitë mobile”, “Ekonomia dixhitale dhe e-shërbimet”, “Modelimi dhe Simulimi”, “Sistemet e informatizuara” e të tjera.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, si dhe profesorë dhe ekspertë të tjerë nga UBT-ja, dhanë kontributin e tyre me diskutimet në temat e shtruara në konferencë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.