Rektori i UBT-së merr pjesë në Forumin Evropian të Alpbach në Austri
Forumi Alpbach Evropian (EFA) është një platformë ndërdisiplinore për shkencë, politikë, biznes dhe kulturë, i themeluar në vitin 1945.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi do të marrë pjesë në punimet e Forumit Evropian të Alpbach në Austri, që i zhvillon punimet javën që vjen.
Forumi Alpbach Evropian (EFA) është një platformë ndërdisiplinore për shkencë, politikë, biznes dhe kulturë, i themeluar në vitin 1945.
Ai mbledh pjesëmarrës të ndryshëm: studentë, shkencëtarë, juristë, ekonomistë, gazetarë si dhe politologë të rinj nga e gjithë Evropa dhe është një mundësi e mirë për studentët dhe të rinjtë të cilët dëshirojnë të krijojnë kontakte ndërkombëtare në fushën e shkencës, dijes dhe karrierës profesionale.
Pjesë e Forumit Alpbach sivjet do të jenë edhe dy studentë të UBT-së, Jonida Xhema dhe Edison Rama, të cilët janë fitues të bursës për të qenë pjesë e tij./rajonipress/


