RCCOLA

Rektori Hajrizi zhvillon takime të rëndësishme në Washington

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në vizitën e tij në Washington DC, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një sërë takimesh dhe bisedash të rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin e ideve në fusha të ndryshme.

Një nga momentet kyçe të vizitës ishte takimi në Universitetin Bay Atlantic University, ku u diskutua detajisht për perspektivat e bashkëpunimit në fushat e #TI, #shkencavepolitike dhe #biznesit.

Fundamenti

Rektori Hajrizi, gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga Edison Frangu – Drejtor Ekzekutiv i Open Gov Hub Albania 🇦🇱, në të cilin UBT tani ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë për çështjen e zhvillimeve ndërkombëtare dhe të qeverisjes së mirë./rajonipress/