UBT

Rektori Hajrizi: Zgjerimi i UBT-së në Ferizaj – mundësi e madhe për studentët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Prania e UBT-së në Ferizaj është një punë e madhe dhe e suksesshme. Mbi të gjitha, do të jetë lehtësim i madh për studentët e këtij qyteti dhe qyteteve përreth”, ka thënë, të enjten, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në Ferizaj, gjatë ceremonisë rreth licencimit dhe të hapjes së degës së UBT-së në këtë qytet.

Ai theksoi se zgjerimi i UBT-së në Ferizaj është rezultat i përkushtimit dhe i punës së palodhshme, për rritje të cilësisë, kreativitetit e inovacionit. “Falë këtyre përpjekjeve, edhe suksesi i UBT-së dhe studentëve tanë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pritur dhe i pranishëm’, ka thënë rektori Hajrizi.

Në ceremoni ishin të pranishëm profesorë dhe studentë të UBT-së, ekspertë të huaj e vendorë, prindër si dhe mysafirë të tjerë. Rektori Hajrizi theksoi se ky institucion ka rritur infrastrukturën, cilësinë e stafit, cilësinë e studentëve, por edhe shtrirjen nëpër qytete të shumta të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Lipjanin, Prizrenin dhe së fundmi, Ferizajn.

“Puna dhe zgjerimi i UBT-së nuk do të ndalet më kaq. Ne kemi edhe shumë punë për të bërë, në mënyrë që ta ruajmë epitetin e institucionit më të mirë të arsimit të lartë privat në Kosovë”, u shpreh Hajrizi, teksa falënderoi të gjithë kontribuuesit për rritjen dhe ngritjen e cilësisë së UBT-së.

Mobi Casa

Drejtori për Çështje Akademike i UBT-së, Armend Muja tha se UBT është ndër institucionet më të suksesshme të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë. Sipas tij, këtë më së miri po e dëshmon shtimi i numrit të studentëve, partneriteti me shumë universitete, kompani e organizata vendore dhe të huaja, por mbi të gjitha, nevoja për shtrirjen e tij nëpër shumë qytete të Kosovës.

“Të jesh lider në arsim dhe edukim të gjeneratave, nuk është aspak e lehtë, sepse duhet punë dhe përkushtim shumë i madh, në mënyrë që studentët të kenë gjithçka që kanë nevojë”, tha Muja.

Dekani i fakultetit të Infermierisë në UBT, Fitim Alidemaj tha se kjo është ndër ditët më të veçanta dhe më të rëndësishme për UBT-në, sepse puna dhe mundi është shpërblyer.
“Nevoja për shtrirjen e UBT-në në këtë qytet ka qenë e domosdoshme, sepse këtu gjenden shumë prindër dhe studentë, të cilët të ardhmen e tyre na e kanë besuar neve”, u shpreh Alidemaj.

Zgjerimin e UBT-së në Ferizaj, me licencim të programeve të reja, e mirëpritën edhe prindërit dhe studentët e këtij qyteti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.