UBT

Rektori Hajrizi viziton dhe arrin marrëveshje bashkëpunimi me universitetin më të mirë italian, “La Sapienza”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjatë qëndrimit të tij në Romë, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka vizituar universitetin më të madh në Itali, “Sapienza University of Rome”, me ç’rast u takua me udhëheqësit e këtij institucioni.

Ata janë pajtuar për fillim të një bashkëpunimi me përfitim të dyanshëm, teksa senati i universitetit italian e ka aprovuar dhe mirëpritur një marrëveshje të tillë.

Palët janë marrë vesh që menjëherë të fillojnë projektet konkrete në fusha të ndryshme, nga të cilat do të përfitojnë më së shumti studentët.
Për nisjen e këtij bashkëpunimi ka dhënë kontribut të çmuar profesori Roberto Capata, i cili kohë më parë ka ligjëruar në UBT.

UBT

Sapienza University of Rome është një universitet kërkimor me seli në Romë të Italisë.
“La Sapienza” është një nga universitetet më të mëdha evropiane për nga numri i studentëve dhe një nga më të vjetrit në histori, i themeluar në vitin 1303.

Matësit e cilësisë e kanë renditur këtë institucion si të parin në renditjen kombëtare të Italisë dhe në atë të Evropës Jugore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.