Mobi Casa

Rektori Hajrizi u prit në Ankara nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, prof.dr. Mustafa Şentop, ka pritur në një takim të veçantë presidentin dhe rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.

Në këtë takim, kryeparlamentari Şentop dhe rektori Hajrizi kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Në këtë takim, rektori Hajrizi e ka njoftuar kryetarin e Parlamentit të Turqisë për marrëveshjet që ka nënshkruar me universitetet e njohura turke për shkëmbim të përvojave, të stafit akademik dhe studentëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë në të ardhmen për programet e përbashkëta mësimore me këto universitete.

Uji Dea

“Kryeparlamentarin Şentop e falënderova për mbështetjen e tyre të madhe për Kosovën. Po ashtu, i shpreha interesimin tonë për bashkëpunim më të madh veçanërisht në fushën e arsimit, shkencës, inovacionit dhe teknologjisë“, u shpreh pas takimit rektori Hajrizi.

Ai tha se gjatë këtij takimi ka prezantuar edhe mundësinë që ofron UBT për studentët nga Turqia për të ndjekur studimet në Kosovë, në një infrastrukturë moderne e me programe atraktive e të vlerësuara ndërkombëtarisht.Rektori Hajrizi me këtë rast ka ftuar kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, që ta vizitojë UBT-në, për të cilin do të ndaj edhe një mirënjohje për mbështetjen e tij për Kosovën, sidomos në fushën e arsimit.

Rektori Hajrizi e ka përmbyllur suksesshëm vizitën e tij një javore në Turqi me takimet që ka zhvilluar në parlamentin turk me sekretarin e përgjithshëm dhe grupet punuese parlamentare atje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.