Uji Dea

Rektori Hajrizi propozon krijimin e Hub-it kombëtar të digjitalizimit dhe themelimin e qendrës ndërdisiplinare shqiptare

/ 2 minuta lexim
HW

Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në secilën fushë shihet si interes nacional për të dyja shtetet, me theks të veçantë bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës e teknologjisë.

Ky ishte edhe thelbi i takimit midis akademikëve, intelektualëve dhe kontribuesve të arsimit dhe shkencës nga Kosova dhe Shqipëria i cili u zhvillua në kuadër të ceremonisë së organizuar nga kryeministri Rama i cili i ndau dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes” shkrimtarit Rexhep Qosja.

ARKATANA

Në këtë takim ishte i ftuar edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i cili e vlerësoi si të paalternativë thellimin e bashkëpunimit dhe bashkëkordinimin në fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit midis Tiranës dhe Prishtinës.

“Arsimi dhe shkenca është përbashkuesi ynë, përbashkuesi i dy shteteve tona, i trungut tonë të përbashkët – kombit shqiptar”, ka thënë rektori Hajrizi.Në fjalën e tij para të pranishmëve, midis të cilëve edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, rektori Hajrizi propozoi themelimin e qendrës së studimeve ndërdisiplinare shqiptare si dhe hapjen e Hub-it kombëtar të digjitalizimit, si dy projekte të mëdha që i japin dimension të veçantë raporteve dhe arritjeve mes dy shteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.