UBT

Rektori Hajrizi priti në takim presidentin e Mercy College of Health Sciences nga Iowa

/ 2 minuta lexim
HW

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, ka pritur në takim presidentin e Mercy College of Health Sciences nga Iowa, në SHBA, Douglar Fiore, pasi ky i fundit ka realizuar një vizitë në Kosovë për të gjetur partnerë potencialë për investim dhe si një të tillë e ka parë UBT-në.

Gjatë këtij takimi është biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e shëndetësisë, si dhe kanë diskutuar mbi mundësinë e realizimit të investimeve dhe projekteve të përbashkëta në dobi të të dy institucioneve, duke qenë se përveç veprimit konform standardeve evropiane, programet mjekësore në UBT kanë për bazë edhe standardet amerikane, gjë që krijon lehtësira për studentët tanë, të cilët pas studimeve të kenë mundësi të kryejnë praktikë edhe në Amerikë.

FIDANISHTJA

Presidenti Douglar Fiore ka vizituar edhe Kampusin Inovativ, përkatësisht Poliklinikën e UBT-së, e pajisur me laboratorë dhe infrastrukturë moderne, teksa shfaqi gatishmërinë për pjesëmarrje edhe në konferencën ndërkombëtare të UBT-së, që do të organizohet në tetor të këtij viti.

Mercy College of Health Sciences është universitet që ka traditë akademike 115 vjeçare dhe që momentalisht studentët e këtij institucioni janë ndër më të mirët në fusha të ndryshme të shëndetësisë, ku përfshihen infermierë, asistentë të terapisë fizike, teknologë, radiologë, teknologë kirurgjikalë, asistentë mjekësorë, sonografë mjekësorë, paramedikë dhe udhëheqës në administratën shëndetësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.