FIDANISHTJA

Rektori Hajrizi, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare akademike të SAP-it, në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi po e përfaqëson UBT-në dhe Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare Akademike të SAP-it, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë dhe ku përvojën dhe ekspertizën e tyre mbi teknologjinë dhe inovacionin po e ndajnë profesionistë të shquar nga 58 vende të botës.

Gjate kësaj konference Hajrizi prezantoi të arriturat në UBT dhe në Kosovë gjatë periudhës së fundit, me fokus në fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm, ndërmarrësinë, inovacionin, teknologjitë e reja për digjitalizim, robotikë, internetin e gjërave, inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin.

Përpos pjesëmarrjes në konferencë, ai u takua me shumë partnerë nga universitete të ndryshme nga e gjithë bota, me përfaqësuesit e stafit menaxhues të kompanisë SAP, si dhe të kompanive tjera botërore .
Falë këtij partneriteti, studentet dhe stafi i UBT-së do të kenë mundësi të përfitojnë në fushën e teknologjisë dhe ndërmarrësisë.

Fundamenti

I tërë ky aktivitet UBT-në e bënë pjesë të komunitetit më të madh në botë për ndërmarrrësi, inovacion, për pjesëmarrjen e femrës në teknologji dhe për digjitalizim, duke ndikuar direkt në synimet globale të zhvillimit të qëndrueshëm, të aprovuar disa vite më parë nga Kombet e Bashkuara.

Me prezencën, aktivitetet dhe rezultatet e UBT-së, Kosova po përfaqësohet në shumë raste shume më mirë se sa vendet në regjion.
UBT mbetet institucioni me i madh dhe lider në teknologjitë e reja në regjionin e Ballkanit Perëndimor.

Numri i programeve të akredituara, bazuar në teknologjitë e fundit dhe në inovacion, numri i stafit dhe i studentëve, infrastruktura moderne dhe partneriteti me qindra universitete dhe kompani nga industria në tërë botën, krijon një ekosistem i cili po mundëson një zhvillim eksponencial dhe një kontribut jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë global./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.