ARKATANA

Rektori Hajrizi përfaqëson Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të EUROSIM-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Evropiane të Asociacioneve Kombëtare për Modelim dhe Simulim (EUROSIM), që është forum evropian në të cilin Kosova përfaqësohet nga UBT, përmes Asociacionit Kosovar për Modelim dhe Simulim.

Në këtë takim janë diskutuar në detaje punët e realizuara gjatë vitit të kaluar, me ç’rast Kosova u vlerësua lartë për realizimin e punëve gjatë vitit 2017.

Anëtarët e forumit kanë shqyrtuar edhe mundësitë për realizimin e shumë projekteve për të ardhmen.

FIDANISHTJA

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë forum është mundësi unike për komunikim akademik të Kosovës me vendet tjera anëtare, që aktualisht po sjellin inovacione në arsim.
“Anëtarësimi dhe pjesëmarrja e Kosovës në nivel ndërkombëtar në fushën e arsimit, është një e arritur që po realizohet përmes UBT-së dhe përfaqësimi e Kosovës nëpër organizime të tilla flet shumë për ndikimin që institucioni ynë e ka në ndërkombëtarizimin e arsimit të vendit tonë”, theksoi ai.

Tutje, grupi punues i EUROSIM mori pjesë edhe në konferencën vjetore ndërkombëtare e shkencore për Modelim dhe Simulim, të organizuar nga “IFAC”, punimet e së cilës janë zhvilluar në Vjenë të Austrisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.