Mobi Casa

Rektori Hajrizi, panelist nga Kosova në konferencën “Creativity Forum Ljubljana”, në Slloveni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi po merr pjesë në konferencën dyditore “Creativity Forum Ljubljana”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë dhe organizata “ Union for the Mediterranean”. Konferenca po i zhvillon punimet në Muzeun e Qytetit të Lubjanës, në Slloveni.

Hajrizi, me ftesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ishte panelist në panelin më temë: “Ndërmarrësia dhe teknologjia kreative dhe rritja ekonomike”, ku u trajtua ndikimi i industrisë krijuese dhe kulturore në rritjen e ekonomisë globale, rastet e suksesit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, krijimi i vendeve të punës, dizajnimi i sistemeve inovative bazuar në ekonominë cirkulare dhe roli i edukimit dhe shkathtësive për ekonominë digjitale.

Aty u tha se ngritja e ekonomisë globale ndikon në mënyrë automatike në shtimin e miliona vendeve të reja të punës në botë, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të qyteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër.

HW

Kjo konferencë ka për synim të fillojë një rrjet të ri policentrik të industrive kulturore dhe krijuese dhe të shërbejë si model për bashkëpunimin rajonal, për krijimin e vendeve të punës dhe për rritjen ekonomike, si një ndihmesë në krijimin e planit strategjik global të BE-së.

Ngjarja ka për qëllim të krijojë një forcë politike të nivelit të lartë që do të kërkojë të nxisë bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Jugor, në aspektin e transferimit të praktikave të mira në Jug dhe në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi një gamë të gjerë temash strategjike në Mesdhe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.