Hidromorava

Rektori Hajrizi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me qëllim lidhjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve me theks fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë takim, rektori Hajrizi dhe kryetari Hyseni, kanë diskutuar për krijimin e platformave të ndryshme digjitale, duke vënë theksin në bibliotekën dhe shkollat e Komunës së Gjilanit.

Përmes platformave digjitale, UBT dhe Komuna e Gjilanit synojnë lehtësimin e shërbimeve shkollore dhe çasje mobile të sigurt dhe pa pengesa me pajisje të ndryshme teknologjike dhe inovative.

HW

Të dyja palët u pajtuan që të shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet e të dy institucioneve, me qëllim që në të ardhmen të implementohen projekte profesionale për qytetin e Gjilanit dhe qytetarët e saj.

Bashkëpunimi i UBT-së me Komunën e Gjilanit është një vazhdimësi e punës së përbashkët për sjelljen e inovacioneve të reja, duke mos harruar bashkëpunimin për platformat si “Smart City”, “Eco City”, aplikacionin për leje ndërtimore, e të cilat synojnë që Gjilani të orientohet drejt një koncepti të zhvillimit të mençur dhe të qëndrueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.