UBT

Rektori Hajrizi në Salzburg të Austrisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në takimin e koordinatorëve në kuadër të programit Curriculum Development joint European Political Science MA (euroPS), i cili i zhvilloi punimet në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Qëllimi i takimit ishte që të analizohen aktivitetet e zbatuara deri tani dhe të planifikohen ato që do të zbatohen në muajt në vijim deri në fund të vitit. Gjithashtu, takimi kishte si synim dizajnimin e strukturës dhe moduleve të programit studimor Master.

Uji Dea

Përveç rektorit Hajrizi, UBT në këtë takim u përfaqësua edhe nga profesori në UBT, Alfred Marleku (PhD cand.) dhe Betim Gashi, të cilët dhanë një kontribut substancial në aspekte të përgjithshme të organizimit të aktiviteteve të projektit ERASMUS+ dhe programit Master në Shkenca Politike.

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi mbajti një prezantim të detajuar lidhur me zhvillimin e JDBMS, sistemit që ka për qëllim menaxhimin e sistemit të informatave lidhur me programin e përbashkët Master në shkenca politike. Pjesa më e madhe e punës sa i përket konceptimit dhe zhvillimit të këtij sistemi u bë nga UBT nën përkujdesjen e rektorit Hajrizi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.