Eko Higjiena

Rektori Hajrizi mori pjesë në takimin e thirrur nga ambasadorja Apostolova

/ 2 minuta lexim
HW

Me ftesën e shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në takimin që kjo e fundit pati me rektorët e universiteteve të Kosovë, prej të cilëve, UBT ishte i vetmi institucion privat i arsimit të lartë që mori pjesë.

Temë bosht e takimit ishte “Politika më të qarta në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë”, teksa u diskutua mbi punën dhe të arriturat e institucioneve, për të ardhmen e arsimit në Kosovë, si dhe për prurjet dhe sfidat me të cilat po përballet ky sektor në vendin tonë.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi prezantoi të arriturat e UBT-së dhe sukseset e studentëve në arenën ndërkombëtare, teksa e siguroi ambasadoren Apostolova që UBT do të vazhdojë të kontribuojë edhe më tutje në përmirësimin e nivelit të arsimit në Kosovë.
“UBT është ambasadori dhe përfaqësuesi më i mirë i Kosovës në botë. Studentët tanë po marrin pjesë e po triumfojnë nëpër gara ndërkombëtare, përmes UBT-së po e afrojmë Kosovën me teknologjitë e inovacionet e fundit botërore, përmes nesh Kosova po bëhet pjesë e po përfaqësohet nëpër organizatat dhe forumet më të mëdha botërore që lidhen me sektorin e arsimit dhe me sektorë tjerë, si dhe përmes institucionit tonë tashmë janë të punësuar 98% e studentëve tanë”, theksoi ai.

Mobi Casa

Në anën tjetër, Apostolova premtoi që BE do të vazhdojë mbështetjen e BE-së për arsimin kosovar dhe bëri thirrje që në këtë proces të ndihmojnë edhe vetë institucionet e arsimit.
“Është e rëndësishme që të dëgjoj mendimet dhe idetë e përfaqësuesve të institucioneve, sepse edukimi është prioritet i BE-së dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë”, u shpreh ajo.

UBT ka ndihmuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës falë pjesëmarrjes nëpër konferenca dhe organizime të tjera në botë, si dhe falë partneritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë me rreth 300 institucione dhe organizata ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.