United Hospital

Rektori Hajrizi dhe UBT, rrëfim suksesi në tryezën “Investimi në atdhe: Storiet e suksesit të Diasporës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I shkolluar jashtë vendit dhe me një të ardhme të ndritur në Austri, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, kthehet në Kosovë për të themeluar UBT-në, si institucionin që tash numëron mbi 10 000 studentë dhe rreth 700 persona të punësuar.

Ky është përshkrimi që Albinfo.ch, si organizator i tryezës “Investimi në atdhe: Storiet e suksesit të Diasporës”, e ka bërë gjatë prezantimit të kontributit dhe punës së rektorit të UBT-së, pas kthimit të tij në Kosovë.

I nderuar me vlerësimin e punës së tij, Hajrizi tha se nuk është penduar për investimin që ka bërë në atdhe dhe të njëjtën dashuri për vendlindjen po mundohet ta mbjellë në zemrën dhe mendjen e secilit student të UBT-së.
“Sa ma shumë që të zhvillohesh intelektualisht, aq më tepër të ngjallet ndjenja që dija jote është e nevojshme për vendin tënd, e kjo ka bërë që të jem aktiv dhe të kontribuoj për shtetin ku jam rritur dhe ku kam marrë bazën e shkollimit”, potencoi ai.

KKVITI

Megjithatë, Hajrizi tregoi se jo çdoherë qasja në arsim ishte kaq e lehtë për ata që ëndërronin të arrinin në jetë, andaj edhe i motivon studentët e të sotmes dhe të ardhmes, që ta shfrytëzojnë lirinë e tyre në edukim, për t’i dhënë krahë zhvillimit dhe përparimit të Kosovës.
“Një moment emocional është shumë i ndërlidhur me kohën kur në Kosovë kemi mësuar nëpër shtëpi private dhe ndjenja e privimit nga studimi i lirë, ka ndikuar në rritjen e dëshirës për të arritur si individ, por edhe e ka ngjallur tek ne ndjenjën e atdhedashurisë. E hapat tonë duhet t’i ndjekin edhe studentët tanë, që sot po arsimohen në liri”, u shpreh ai.

Së bashku me rektorin Hajrizi, përvojën e tyre e ndanë edhe dhjetëra personalitete të shquara të Diasporës, të cilët u kthyen nga shtete të ndryshme të botës, ku të ardhmen e kishin të premtuar, për të dhënë kontribut dhe për të hapur biznese të ndryshme në Kosovë, në të cilat sot janë të punësuar mijëra kosovarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.