Rektori gjilanas sheh ditë të mira për Universitetin Publik
Gjilan – Rektori gjilanas Naim Syla në një prononcim për rajonipress tha se do të përkushtohet që Universiteti Publik i Gjilanit të ketë të ardhme dhe perspektivë evropiane. Unë shpresoj dhe besoj se Universiteti i Gjilanit do të ketë ditë të mira pavarësisht se na presin sfida të shumta tha Syla.
Naim Syla, i zgjedhur si ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit Publik të Gjilanit ka marrë një detyrë mjaft të vështirë, por siç thotë edhe i vetë edhe sfiduese për të ardhmen e këtij universiteti, raporton rajonipress.
Syla për rajonipress tha se është i përkushtuar që të vazhdoj rrugën e drejt të cilën e ka pasur deri tani ky institucion” Do të angazhohem maksimalisht që së bashku me stafin e Universitetit “Kadri Zeka”, proceset e Universitetit t`i dërgojmë përpara. Unë jam i sigurt se Universitetin e Gjilanit e presin ditë të bardha dhe e pret një perspektivë evropiane” tha Syla.
Syla tha se sfiduese për të mbetet zgjedhja e organeve drejtuese të Universitetit e cila pritet të bëhet gjatë dy muajve të ardhshëm.”Kemi një kuadër të mirë dhe të specializuar nëpër universitetet e Evropës. Ky fakt më jep shpresë dhe vullnet që ta avancojmë dijen dhe ta rrisim cilësinë e studimeve. Do të punojmë me të gjithë mekanizmat që Kampusin e Universitetit të Gjilanit sa më shpejt ta bëjmë realitet” tha Syla.
Ndryshe, Naim Syla. u zgjodh në këtë pozitë, më 6 shkurt 2015, pasi anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit “Kadri Zeka ” në Gjilan, votuan unanimisht për të.
Naim Syla deri tani ishte prorektor për mësim dhe kërkime shkencore në Universitetin “Kadri Zeka”.
Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit ‘Kadri Zeka” ndodhi gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku./rajonipress/


