Eko Higjiena

Rektori e quan kundërstatutare pagesën e profesorëve “emeritus”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zejnel Kelmendi, Faik Brestovci dhe Mujë Rugova, janë tre profesorët e vetëm të cilët mbajnë titullin “profesor emeritus” në Universitetin e Prishtinës, dhe ndonëse kanë kaluar moshën 70-vjeçare, ende marrin pagë mujore bruto prej 1.470 eurosh.

Por, kjo pagë atyre është duke iu dhënë në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të UP-së, Statutin, ku thuhet se “profesori emeritus” do të ketë të drejtën të japë mësim dhe të merret me punë shkencore në pajtim me kualifikimet e tij dhe të kërkesave të njësisë së veçantë akademike, deri në moshën 70-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Uji Dea

Zejnel Kelmendi, ish-rektor i UP-së dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë, ka mbushur 77 vjet, Faik Brestovci – nga Fakulteti Juridik, ka 74, kurse Mujë Rugova, profesor i kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, tashmë i ka mbushur 70 vjet.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, ka pohuar për “Kohën Ditore” se këta tre profesorë janë të vetmit që mbajnë këtë titull, në gjithë Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu ai ka pohuar se paga e tyre, e cila në mënyrë arbitrare është e barasvlerësuar me atë të profesorit ordinar -profesorit të rregullt, që kap vlerën mbi 1.470 euro në muaj, po jepet në kundërshtim me Statutin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.