UBT

Rektori dhe senatorët sot “matin forcat”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mblidhet sot, duke tentuar që të gjejnë zgjidhjen për sigurimin e funksionalitet të organeve të UP-së.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se mbledhja është ftuar të mbahet me ndërmjetësimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, pasi që mbledhja e fundit e Senatit të UP-së e mbajtur të hënën është ndërprerë pa u zgjidhur çështja sa i përket avancimit të stafit akademik.

Disa anëtarë të Senatit dhe një grup i dekanëve kanë kërkuar ndërmjetësimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, për këtë çështje.

ARKATANA

Dekani i Fakultetit Filozofik të UP-së, Bujar Dugolli, i cili ka marrë pjesë në këtë takim, ka thënë se ka kërkuar nga ministri të ndihmojë në tejkalimin e kësaj situate.

“Kemi kërkuar nga ministri t’ia bëjë me dije edhe rektorit, edhe dekanëve, që respektimi i akteve normative është obliguese për secilin dhe nuk mund të imponohet në kërkesat apo dëshirat e asnjë individi, duke përfshirë rektorin, nëse bie ndesh me aktet normative të UP-së”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.