HW

Rektori Dema u rikthen profesorëve pagat e dyfishta

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka lejuar që profesorët të kenë paga të dyfishta. Një vendim të tillë rektori Dema e ka marrë dy ditë më parë dhe profesorëve u jepet mundësia e marrjes së pagave të dyfishta, e cila deri më tash ishte ndaluar nga paraardhësi i tij në këtë detyrë, ish rektori Ramadan Zejnullahu.

Madje rektori Demaj, një vendim të tillë e ka marrë ende pa u marrë një vendim në lidhje me këtë çështje nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kushtrim Palushi, avokat i UP-së i kontraktuar në kohën e ish rektorit Zejnullahu, ka deklaruar për gazetën Zëri se menaxhmenti aktual i UP-së nuk duhet të ngutet të dezinformojë opinionin e sidomos kur bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Hidromorava

Ai deklaroi se menaxhmenti aktual po dezinformon kur deklaron se Gjykata Themelore ka marrë vendim në favor të profesorëve.

“Gjykata Themelore ende nuk e ka gjykuar këtë rast përmes vendimit përfundimtar”, ka thënë ndër të tjera avokat Palushi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.