FIDANISHTJA

Rektorati: Kushtet për regjistrim të vitit akademik nuk kanë ndryshuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kushtet për regjistrimin e vitit akademik për studentët e vitit të dytë dhe atij të tretë janë ato që parashihen me statut dhe që janë praktikuar deri më tani. Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka demantuar deklarimet se këto kushte kanë ndryshuar.

“Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës të mbajtur më 20 nëntor 2014 është marrë vendimi për kushtet e regjistrimit të vitit në studimet e nivelit bachelor (dhe master), i cili do të fillojë të zbatohet nga viti akademik 2015/16. Ky vendim akoma nuk është nënshkruar në formën e tij përfundimtare, ndërsa drafti i hartuar para mbledhjes së Senatit ka dalë në disa media elektronike, duke shkaktuar shqetësim tek studentët dhe personeli akademik”, thuhet në reagimin e Universitetit, transmeton zeri.info.

Në një njoftim për media, Rektorati ka sqaruar se ideja është që vendimi të zbatohet shkallë-shkallë, gjatë tri viteve akademike vijuese.

Uji Dea

“Kështu, duke filluar nga viti akademik 2015/16, studentët e vitit të parë regjistrojnë vitin e dytë me jo më shumë se një provim të mbetur nga viti i parë. Pastaj, duke filluar nga viti akademik 2016/17, viti i tretë regjistrohet me jo më shumë se dy provime të mbetura nga viti i dytë, me kusht që studenti t’i ketë dhënë të gjitha provimet e vitit të parë. Në vitin akademik 2017/18 po kjo rregull zbatohet edhe për regjistrimin e vitit të katërt të studimeve”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij vendimi, studentët që aktualisht vijojnë vitin e dytë dhe të tretë do ta regjistrojnë vitin pasues me kushte të tanishme, siç përcaktohet me vendimin e Senatit nr. 1/916 të dt. 30.9.2014 i cili mund të merret nga web faqja e Universitetit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.