Eko Higjiena

Rektor, UP’ja është në bllokadë, greva e administratës hyn në ditën e katërt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

u.d i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, ende nuk ka gjetur zgjidhje për personelin e administratës së UP’së, të cilët po kërkojnë që të zgjidhet statusi i tyre i shërbyesve civilë si dhe të behet nivelizimi i pagave me kolegët e tyre nëpër administratat tjera të universiteteve publike. Punëtorët e administratës së UP’së, të cilët kanë hyrë në ditën katër të grevës me kërkesat për rritjen e pagës në bazë të koeficientit që kanë dhe punës që kryejnë në krahasim me degët e tjera të UP’së që gjenden jashtë Prishtinës.

Deri më tash kanë marrë vetëm premtime me fjalë se kërkesat e tyre do të plotësohen. Por, u.d i Rektorit, Anton Berishaj nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me grevistët.

Kështu, Fakultetet kanë mbetur të bllokuara për shkak se asnjë shërbim s’mund të kryhet, duke përfshirë edhe pamundësinë që të bëhen pagesat e semestrave.

Uji Dea

Sidoqoftë, grevistët po kërkojnë që të zgjidhet statusi i tyre i shërbyesve civilë. Ata nuk kishin përfituar nga rritja e kaluar e pagave, prej 30 për qindëshit, me arsyetimin se nuk i takojnë shërbimit civil.

Ata po thonë se paga e tyre nuk është ekuivalente me shërbyesit e tjerë civilë. Madje kanë bërë një krahasim edhe me administratën e Universitetit Publik të Pejës, “Haxhi Zeka”. Sipas tyre, paga bazë për një shërbyes të administratës në Universitetin e Pejës, arrin shumën prej 400 eurosh, ndërsa paga bazë e tyre është 220 euro.

“Të bëhet nivelizimi i pagave mes punëtorëve të Administratës Qendrore të UP’së dhe të punëtorëve të administratës së njësive akademike të UP’së”, thuhet në kërkesat e grevistëve dërguar Këshillit Drejtues dhe Rektorit të UP’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.