Eko Higjiena

Rekordi i bankave, 53 milionë euro fitim

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sivjet për shtatë muaj bankat komerciale kanë fituar aq sa në të kaluarën nuk arrinin të fitonin për dy vjet. Ky është rekordi i fitimeve te bankat komerciale që nga paslufta, ku për 7 muaj kanë realizuar 53 milionë euro fitime të pastra.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, bankat në Kosovë fituan 52.6 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ato kishin fituar vetëm 31.5 milionë euro.

United Hospital

Fitimi që kanë arritur bankat në gjysmë e parë të këtij viti pothuajse është i barabartë me fitimin që ato realizuan gjatë vitit që lamë pas, i cili ishte 60 milionë euro

Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së, në shtatë muajt e parë të këtij viti të hyrat e bankave janë 139.9 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas ato kanë qenë më të larta për 2.8 milionë euro. Po ashtu, edhe të hyrat nga interesi sivjet janë më të vogla në raport me vitin paraprak./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.