United Hospital

Rekord i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vende të tjera në rajon kanë një numër disa herë më të ulët krahasuar me Shqipërinë. Azilkërkuesit nga Kosova në qershor ishin 1,581, që është një numër pothuajse katër herë më i ulët sesa numri e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur një tjetër rekord në muajin qershor, 5.932 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend.

Në muajin maj numri i kërkesave ishte 4,922 dhe në prill 4,794. Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, për sa u përket kërkesave për azil, shqiptarët kanë zënë vendin e dytë.

Në vend të parë megjithatë mbetet Siria.

Vende të tjera në rajon kanë një numër disa herë më të ulët krahasuar me Shqipërinë.

KKVITI

Azilkërkuesit nga Kosova në qershor ishin 1,581, që është një numër pothuajse katër herë më i ulët sesa numri e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Nga Serbia këtë muaj pati 2,240 kërkesa, nga Maqedonia u regjistruan 1, 514 kërkesa dhe nga Mal i Zi 787 kërkesa.

Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion që i përcjell RL në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani.

Shqipëria synon që këtë vjeshtë të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por edhe gjatë muajit korrik janë shënuar raste të largimeve masive drejt Gjermanisë, kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.