Fundamenti

Rekomandohet plani rregullues “Qarku 1”

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Bahrije Mahmuti, drejtoreshë për Urbanizëm, ka thënë se plani rregullues “Qarku 1” i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara, përfshirë edhe dëgjimin publik. “Kjo zonë përfshin një hapësirë prej 73 hektarësh, në pjesën perëndimore të qytetit dhe është pjesërisht e ndërtuar, ku dominon banimi individual” ka shtuar ajo.

Tri plane tjera rregulluese, “Qarku 1”, “Qarku 2” dhe Kampi “Montith” ishin paraparë për shqyrtim në Komitetin për Planifikim Urban dhe Mbrojtjes të Mjedisit (KPUMM), në mbledhjen e të enjtes, por me propozimin e shumicës së anëtarëve të kësaj trupe komunale, u vendos që kjo të bëhet në dy seanca të ndara, për shkak të materialit vëllimor dhe rëndësisë së tij.

Në këtë takim, KPUMM e ka shqyrtuar vetëm planin rregullues urban “Qarku 1”, të cilin e ka rekomanduar për miratim në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Bahrije Mahmuti, drejtoreshë për Urbanizëm, ka thënë se plani rregullues “Qarku 1” i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara, përfshirë edhe dëgjimin publik. “Kjo zonë përfshin një hapësirë prej 73 hektarësh, në pjesën perëndimore të qytetit dhe është pjesërisht e ndërtuar, ku dominon banimi individual” ka shtuar ajo.

Në të vërtetë, zona ka qenë e përfshirë në planin detal urbanistik ‘Qarku”, por është dashur të iniciohet procedura për revidim për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, të cilët nuk janë pajtuar me planin ekzistues, ka thënë Mahmuti, e bindur se janë harmonizuar në mënyrën më të mirë interesat e qytetarëve.

Uji Dea

Luan Kabashi nga kompania projektuese “Linprojekt” nga Mitrovica ka prezantuar gjendjen ekzistuese të zonës, tre skenarët e propozuar si dhe zgjidhjen përfundimtare. Zona është planifikuar për ndërtim individuale të përzier si dhe përmbajtje publike.
“Qarku 1” do të ketë një shkollë fillore, 3 çerdhe, një punkt shëndetësor, një objekt për administratë si dhe përmbajtje tjera. Aktualisht pjesa më e madhe e kësaj zone është e lirë, meqë ndërtimet këtu janë më të vonshme,kryesisht pas vitit 1990. Përbëhet kryesisht nga pronat private dhe si hapësirë, është shumë e përshtatshme për banim.

Drejtoresha Bahrije Mahmuti, shefi i Planifikimit, Fadil Sherifi si dhe përfaqësuesi i kompanisë projektuese Luan kabashi janë përgjigjur edhe në pyetjet konkrete të anëtarëve të KPUMM, Rexhep Kadriu, Xhafer Xhelili, Shqipe Nuhiu, Ramiz Ramadani dhe Leonora Bunjaku, rreth përfshirjes së pronarëve në procesin e hartimit të këtij plani, sipërfaqet e gjelbra, objektet shkollore dhe çerdhet, çështjet e ujësjellësit dhe ujërat e zeza, koston financiare dhe çështje të tjera.

Duke u dhënë përgjigje këtyre interesimeve, veçmas atyre të Rexhep Kadiut, i cili i ka ngritur shumicën e këtyre çështjeve, ata kanë thënë se janë marrë parasysh të gjitha nevojat dhe janë harmonizuar të gjitha interesat.

Florina Zymberi, kryesuese e KPUMM vlerësoi se është bërë një punë e mirë, ku janë respektuar të gjitha kriteret dhe janë mbuluar të gjitha nevojat urbane. Ajo ka thënë se është dhënë një vizion profesional për zhvillimin e kësaj lagje.

“Pra kemi një zonë ku janë sistemuar në mënyrë urbane vlerat e mirëfillta për një jetë sa më të dinjitetshme të qytetarëve të kësaj pjese të qytetit të Gjilanit” ka thënë ajo./rajonipress/