GRANDEMALL

Rekomandimi pozitiv, liberalizimi vitin tjetër

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Komisioni Evropian në ditët në vijim pritet ta publikojë rekomandimin për heqjen e vizave për kosovarët, megjithatë vlerësohet se liberalizimi nuk do të ndodhë deri në vitin tjetër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në fund të qershorit ose në javën e parë të korrikut pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, e cila është shprehur e bindur se ky rekomandim do të jetë pozitiv.

Por, sipas ekspertëve të procesit të integrimit, edhe po qe se rekomandimi do të jetë pozitiv vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën mund të mos ndodhë deri në vitin tjetër.

Fundamenti

Madje ata thonë se vendimi mund të mos merret deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat mbahen në maj të vitit 2019.

Ndërkohë, pikërisht Parlamenti bashkë me Këshillin e Ministrave janë dy institucionet e BE-së në të cilat duhet të miratohet rekomandimi i dalë nga Komisioni, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, ministrja e Integrimit ka konsideruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim dhe se nuk ka kurrfarë arsye që të ketë vonesa në këtë drejtim.

Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e opozitës shprehen skeptikë nëse vlerësimi do të jetë pozitiv dhe nëse vizat do të hiqen gjatë këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.