UBT

Rekomandimi për vizat, në shkurt të 2016-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më së largu deri në shkurt të vitit 2016, Kosova do të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, pasi që edhe tetë kriteret e përmendura nga Bashkimi Evropian, tashmë janë adresuar dhe janë zbatuar.Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Megjithatë, sipas tij, akoma mbetet shumë punë në adresimin e kritereve që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të kompleksitetit dhe përfshirjes së shumë institucioneve në hetim.

ARKATANA

Ndërkohë, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, i cili së fundmi mori pëlqimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mirëpo që po vazhdon të kundërshtohet nga opozita, Çollaku ka ftuar këta të fundit për dialog që sa më parë ta tejkalojnë këtë proces.

Në fund, ministri Çollaku ka folur edhe për ekstremizmin fetar duke thënë se izolimi i mëtutjeshëm dhe i pakuptimtë i Kosovës vetëm sa do të krijojë hapësirë për akterë të tjerë rajonalë apo ndërkombëtarë, të cilët në asnjë rast nuk ndajnë vlera të shoqërive demokratike, pjesë e të cilave synojmë të jemi edhe ne. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.