FITORJA

Rekomandim i qëlluar i IPK

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga Bekim Thaqi – Dikund e lexova që Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandon trajnime shtesë dhe disiplinë më të madhe në Policinë e Kosovës. Një ndër rekomandimet më të arsyeshme që kemi parë kohëve të fundit pasi në një periudhe 20 vjeçare policia e Kosovës, me gjithë rezultatet e mira në shumë fusha disi është amortizua dhe është vetëkënaqë me punën e saj, duke mos u marrë shumë me disa pjesëtarë të saj që ja kanë dhënë shpeshherë një epitet të keq.

Duke qenë si polici e re e krijuar pas lufte normalisht që ka pasë shumë sfida në vetvete që herë herë nuk janë trajtu si duhet dhe për këtë shpesh kemi pasë policë agresiv, policë që mbajnë qendra masazhi, policë që punojnë punë tjera që nuk përkojnë me profesionin e shenjtë të policit dhe zakonisht këta policë e kanë njollosur edhe punën e policëve të përkushtuar, të sinqertë dhe të drejtë në punën e tyre.

Prandaj trajnime shtesë, disiplinë më e madhe por edhe ndëshkime për ata që e njollosin uniformën do të duhej të jenë bazë e një reformimi të ardhshëm dhe krijimin e një policie model për rajon gjë e cila edhe pse është promovu shpeshherë nga politika nuk ka qenë e vërtetë.

ARKATANA

Policia është një ndër shtyllat kryesore të shtetit prandaj duhet të merret shumë seriozisht çështja e një reforme ku do të adresoheshin këto çështje që implikojnë jetën e secilit qytetar në Kosovë. Si përfundim ky rekomandim është adekuat dhe shpresoj që të merret seriozisht nga MPB por edhe krerët policorë në mënyrë që të kemi një polici solide, të disiplinuar dhe të trajnuar mirë.

Si Master i shkencave të sigurisë duke e njohur këtë problematike e mbështes një reformë ku do të përfshiheshin shumë çështje si këto që i ka ngritë IPK por edhe lidhur me kushtet e punës, pensionimin në moshën 55 vjeçare dhe sigurimin shëndetësor të cilin fatkeqësisht policët tanë ende nuk e kanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.