HW

Reka: Prioriteti im, një Republikë multietnike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka thënë për “Zërin” se përkrahja e qytetarëve për kandidaturën e tij është e rëndësishme. Megjithatë, sipas tij, vota do ta përcaktojë fituesin në zgjedhjet që pritet të mbahen më 21 prill të këtij viti. Reka gjatë intervistës ka pohuar se synimi i mandatit të tij presidencial është kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Nëse duan ta ndryshojnë gjendjen intelektualët duhet ta thyejnë kufirin midis vëzhguesit, kritikuesit verbal dhe veprimtarit aktiv. Pa marrë përgjegjësi politike nuk mund të bëhen ndryshime”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, duke shtuar se kandidatura e tij e pavarur është mbështetur nga dy partitë politike shqiptare të opozitës: Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

ARKATANA

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel gjatë intervistës ka thënë se programi i tij përpos elektoratit shqiptar synon edhe tërheqjen e një pjese të elektoratit maqedonas.

Ndërkohë ka bërë të ditur se prioritet i mandatit të tij presidencial është kthimi i Maqedonisë së Veriut në Republikë multietnike dhe euroatlantike. Republikën e vërtetë, siç është shprehur Reka, e bëjnë vetëm sundimi i ligjit, demokracia, gjyqësori i pavarur dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Kjo pasi deri më tash, sipas profesorit universitar nga Maqedonia, ka qenë asgjë më shumë se një shtet privat dhe i kapur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.