FIDANISHTJA

Reka: Duke përdorur argumentin e “fuqisë”, Rusia po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në OKB

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se të premten bëhen 12 vjet nga mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro legalitetit juridiko-ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Reka ka shkruar se më 22 korrik 2010, organi kryesor gjyqësor i OKB-së “e konfirmoi atë që dihej botërisht: se shpallja e pavarësisë, nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare”.

Sipas tij, konform Kartës së OKB-së dhe Statutit të GJND-s, kjo gjykatë ndërkombëtare interpreton “të drejtën e OKB-së” (Kelsen) dhe asnjë shtet, po qoftë kjo edhe Rusia, nuk ka kompetencë interpetuese të dokumenteve të OKB-së.“Mirëpo, Moska me veton e saj, shkel unilateralisht të drejtën ndërkombëtare, në një organizatë multilaterale, me mospërfilljen e këtij mendimi të institucionit më të lartë gjyqësor të organizatës botërore. Edhe pas mendimit të qartë të GJND-së, ajo vazhdon bllokimin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB: në mungesë të fuqisë së argumentit, përdor ‘argumentin’ e fuqisë”, ka shkruar ai.

Fundamenti

Reka ka thënë se përkundër një interpretimi të tillë të pastër juridiko-ndërkombëtar të gjyqësorit të OKB-së, Kremlini vazhdon të shpikë të “drejtën” e vet “ndërkombëtare”, si maskë për fuqinë kundër normës së vërtetë juridiko- ndërkombëtare.

Sipas tij, asnjë shtet anëtar i OKB-së, pra as Rusia nuk mund të jetë mbi ligjin ndërkombëtar.“Pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur, e legaliteti i saj juridiko—ndërkombëtar i konfirmuar nga GJND-ja”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.