Mobi Casa

Reka: BE-ja ka dëshmi të mjaftueshme t’ia heqë Serbisë trajtimin përkëdhelës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se të martën, senatorët amerikanë i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcaktim të qartë për Bashkimin Evropian dhe jo me Rusinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të njëjtën gjë ia ka kërkuar më herët Beogradit edhe Brukseli.Reka ka thënë se Bashkimi Evropian javën e kaluar, dënimin e invazionit rus në Ukrainë e ngriti në kusht të ri për anëtarësim.

ARKATANA

Ai ka shtuar se tash do të testohet kredibiliteti i Bashkimit Evropian se sa do të zbatojë këtë kondicionalitet edhe ndaj Serbisë.“Jetësimi i tij strikt, do të kërkoj që BE-ja të ndërpres negociatat anëtarësuese me Serbinë, sepse ajo nuk e përfillë politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, nuk i zbaton sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të armatoset nga Rusia dhe Kina. Këto janë dëshmi të mjaftueshme për BE-në, që t’i heqë Serbisë trajtimin e gjertanishëm përkëdhelës krahasuar me pesë shtetet e tjera të Ballkanit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se lojës shumëvjeçare të Serbisë: “edhe Rusi edhe BE” i doli boja. Sipas tij, qëndrimi në dy karrige më nuk kalon, as në Bruksel e as në Uashington.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.