UBT

Reja flet për yjet shqiptare të Serie A

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I pranishëm në testin miqësor mes Italisë U19 dhe Shqipërisë U19, ishte edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, i cili ka komentuar ndeshjen, por edhe punën që po bëhet në përfaqësuesen kuqezi.

“Jemi sjellë mirë në pjesën e parë, por më pas doli në pah cilësia dhe u mposhtëm. Gjithsesi jam i kënaqur nga ajo që pashë, pasi skuadra e Cungut luajti vërtetë mirë. Në Shqipëri po punohet shumë mirë, pasi stafi është thuajse i gjithi italian dhe unë jam atje prej tre vitesh. Shpresojmë të gjejmë ndonjë element të rëndësishëm pasi duam pjesëmarrjen në Europian. Megjithatë duhet rriten prurjet nga kampionati shqiptar dhe jo vetëm të presim nga jashtë”, u shpreh trajneri kuqezi.

Edi Reja ka komentuar edhe transferimin e Kristjan Asllanit te Interi, një mesfushor vetëm 20 vjeç, që në qershor bëri debutimin zyrtar me Kombëtaren Shqiptare dhe pritet të jetë një nga pikat më të forta në të ardhmen.

Eco Higjiena

“Asllani ka bërë gjëra të mëdha kur ka luajtur dhe unë i kam dhënë mundësinë të debutojë, ku ka shfaqur shumë personalitet. Ka nevojë për eksperiencë, në mënyrë që të shndërrohet i rëndësishëm, por ka treguar tashmë se ka shumë cilësi”, tha Reja, përcjell “Supersport”.

Një tjetër futbollist kuqezi, që mund të bëjë një hap të rëndësishëm është padyshim Nedim Bajrami, aktualisht pjesë e Empolit, por që mund të transferohet në klubin tjetër toskan, Fiorentina, për sezonin e ri.

“Shpresoj që Bajrami të shkojë te Fiorentina, pasi është shumë i talentuar. Te Empoli ka treguar shumë kualitet, megjithatë unë e shoh mjaft mirë edhe te Fiorentina aktuale, pasi mund të luajë në mesfushë dhe në të gjithë rolet pas sulmuesit kryesor. Ka cilësi teknike, shpejtësi dhe goditje mjaft të mirë të portës”, tha trajneri i Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.