Reisi i Malit të Zi, Rifat Fejziç, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Gjilan – Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Reisi Rifat Fejziç, i shoqëruar nga kryetari i KBI në Rozhajë, Ernad Ramoviç, vizituan KBI në Gjilan.

Atë e priti kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, me bashkëpunëtorë. Takimi kishte karakter të bashkëpunimit institucional.

Tema qendrore e këtij takimi ishte ruajtja e trashëgimisë kulturore, vakëfeve, si pjesë përbërëse e punës së përbashkët mes institucioneve./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS