ARKATANA

Reinhardt: Kosovës i duhen 3 mijë ushtarë, Serbia nuk ju sulmon më

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova nuk ka nevojë për ushtri më të madhe sesa ajo që e ka, sepse asnjë vend i rajonit, e madje as Serbia nuk do ta sulmojë shtetin Kosovën.Kështu ka thënë në një intervistë për Televizionin Rrokum, ish-komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë, gjenerali i NATOs, Klaus Reinhardt.

“Ju e keni një ushtri të vogël dhe kjo është mirë. Paratë e tjera duhet t’i shfrytëzoni në gjëra të tjera. Nuk keni nevojë të frikësoheni as prej Serbisë, as prej Maqedonisë, Malit të Zi apo Shqipërisë. Asnjëra nuk do t’ju sulmojë. Edhe nëse dikush e thotë këtë, nuk është e vërtetë”.

“Pra, kush po e sulmon shtetin tuaj? Askush!”

HW

“Pra, juve ju nevojitet një ushtri e vogël për t’iu bashkuar ndonjë shteti tjetër në Europë. Numri i ushtarëve që e keni tash është i mjaftueshëm. Nëse më pyetni se sa ushtarë i nevojiten Kosovës, unë do të thosha se maksimumi është 3000, numër ky që korrespondon me numrin e popullsisë dhe sipërfaqen e shtetit”.

“Ju duhet të jeni totalisht të pavarur. Duhet të futeni në ujë, të notoni për të mbijetuar. Ne nuk mund t’ju mbrojmë më. Do të ishte mirë sikur dikush të thoshte: t’i marrim paratë që i kemi investuar në ushtri për t’i investuar në hapjen e vendeve të reja të punës”.

I pyetur për deklaratat e disa politikanëve, se Kosovës i duhet patjetër ushtria për shkak të Serbisë, Reinhardt thekson se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të hapë konflikt me Kosovën dhe se ata që mendojnë kështu duan vetëm të krijojnë panik tek njerëzit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.