Regresi, pozitiv për Qeverinë

Pavarësisht kritikave të shumta për Kosovën në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, zyrtarët qeveritarë thonë se raporti është pozitiv.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, në një konferencë për media, rëndësi të madhe u ka kushtuar të arriturave të vendit që ceken në Raportin e sivjetmë të Progresit, duke i kushtuar pak kohë vërejtjeve.
“Normalisht që progresi nuk është ai i dëshirueshmi, por megjithatë edhe Raporti i Progresit evidenton qartë se ka përparime në këto fusha, në kuptim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kemi dhënë raste konkrete të cilat janë të përmendura edhe në Raportin e Progresit ku institucionet e Kosovës dhe shoqëria kosovare e ka dhënë kontributin”, ka deklaruar ndër të tjera Kasapolli.