Eko Higjiena

Regresi në Veri

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Qeveria e Kosovës ka raportuar në Bruksel një regres në zbatimin e marrëveshjeve të deritashme, të arritura me Serbinë. Ka fajësuar fqinjin verior për fuqizim të strukturave paralele.

Raporti që i referohet periudhës dhjetor 2014 – mars 2015 për përmbushjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, thekson se në vend të progresit kjo periudhë e raportimit më shumë është shënuar nga zhvillimet negative të shkaktuara nga Serbia, e cila e ka rishqyrtuar mbështetjen për strukturat e saj ilegale paralele në Kosovë, me rastin më të dukshëm në tetor të vitit 2014, për të vazhduar me forcimin dhe zgjerimin e tyre që nga janari i këtij viti.

Fundamenti

“Mbështetja e Serbisë për strukturat ilegale paralele ka rrezikuar në mënyrë dramatike progresin në funksionimin ligjor dhe integrimin e katër komunave veriore në sistemin e Kosovës. Serbia ka vazhduar edhe më tej në shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit, duke i udhëzuar këto komuna që të mos i adoptojnë buxhetet ligjore komunale, në tentativë për të penguar integrimin e sektorëve të shëndetësisë dhe të arsimit në sistemin e Kosovës”, thuhet në raportin e firmosur nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri. “Si pasojë e ndërhyrjes së tillë nga Serbia, në tetor të vitit 2014 dhe shkurt të vitit 2015, katër komunat veriore po përballen me shkurtime buxhetore që nga 1 marsi i këtij viti”./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.