United Hospital

Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Kemi kaluar shifrën prej 1.5 milion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dje në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, edhe në komunat të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.

Për procesin e regjistrimit ka folur drejtuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, i cili ka deklaruar numri i popullsisë ka kaluar shifrën 1.5 milion.

“Të dhënat në fund të muajit gusht të dhënat t’i publikojmë, por do ta bëjmë të pamundur t’i publikojmë në korrik. Statistikat 1.5 milion janë kaluar”, bëri të ditur Kastrati.

Ai bëri të ditur se regjistrimi edhe në këtë javë nuk ka qenë i ndarë në komuna por është bërë në të gjithë territorin e Kosovës.

Mobi Casa

Derisa, sa i përket pjesëmarrjes në regjistrim ai vlerëson se ishte e suksesshme.“Në bazë të dhënave vlerësohet se përveç pjesës veriore që ka hezituar, pjesët e tjera vlerësohet të jetë një ndër regjistrimet më të suksesshme sa i përket gjithëpërfshirjes, Besojmë që do të jemi 99.8% në pjesëmarrje”, tha ai.

Ndër të tjerash, Kastrati theksoi se ata që nuk janë regjistruar do të përballen me sfida.

“Një person që nuk është në regjistra do të ketë sfida, ministritë e tjera do të kërkojnë informacion nëse ai ose ajo ka qenë pjesë e popullsisë rezidente”, ka deklaruar Kastrati në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.